Manchester United mbetet pa Mainoon për disa javë

Futboll

Manchester United mbetet pa Mainoon për disa javë

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 20:44
Ten Hag e Mainoon

Mesfushori i Manchester Unitedit, Kobbie Mainoo, do të jetë jashtë fushës për disa javë pasi ka marrë lëndim muskulor më herët gjatë këtij muaji, në ndeshjen ndaj Aston Villas. 

Kështu ka njoftuar Manchester Unitedi të premten. 

Mainoo i mungoi edhe Anglisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Greqisë dhe Finlandës.

Edhe bashkëlojtari i tij, Harry Maguire, është i lënduar dhe do të mungojë po ashtu disa javë. 

Lajmi i mirë për trajnerin Erik ten Hag është se në stërvitje janë kthyer Alejandro Garnacho, Amad Diallo dhe Noussair Mazraoui.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat