Mbappe është i shokuar nga akuzat

Futboll

Mbappe është i shokuar nga akuzat

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 20:49
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe po kalon momente të vështira pas akuzave për përdhunim që ka marrë së fundmi pas vizitës në Suedi.

Sulmuesi ka shfrytëzuar pushimet e ndeshjeve të kombëtare për t’u zbavitur me shokët e tij.

Një grua e ka paditur për përdhunim. Ai deri tani ka konfirmuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, por me dëshirën e saj. Madje, francezi pretendon se ka mesazhe në Whatssap me të, ku vërtetohet se ajo ka qenë dakord për një flirt dhe vetëm kaq.

Sipas “Relevo”, Mbappe është tronditur nga kjo ngjarje dhe nuk e ka pritur këtë sulm mediatik. Ai këmbëngul që kjo është një “dhuratë” nga PSG, sepse ka ende inate me drejtuesit e klubit francez.

Ndërkohë, ai ka gjetur strehë për të kaluar stresin duke punuar fort në palestër në Madrid, ku po stërvitet për t’u rikuperuar 100% pas dëmtimit të fundit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat