Sulmuesi është lojtari i tretë më i shtrenjtë në kampionat

Futboll

Sulmuesi është lojtari i tretë më i shtrenjtë në kampionat

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 21:19
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është kthyer përsëri në stërvitje me klubin e Granadas, pasi duket se ka lënë pas dëmtimin që i mohoi pjesëmarrjen në grumbullimin e Kombëtares shqiptare, nga i cili u largua menjëherë pas dy seancave stërvitore me kuqezinjtë.

Meqë është kthyer rregullisht në stërvitje pa shfaqur probleme, sulmuesi pritet të luajë ndoshta që këtë fundjavë me skuadrën e La Liga 2, pasi është lideri i padiskutueshëm i saj.

Nuk është rastësi që atij ka filluar t’i jepet edhe shiriti i kapitenit, ndërsa aktualisht është edhe lojtari me vlerën më të lartë të kartonit në këtë skuadër.

Kartoni i Uzunit vlerësohet 6 milionë euro nga faqet e specializuara të merkatos dhe ai është lojtari i tretë me vlerën më të lartë në La Liga 2. Serxhio Arribas dhe Lukas Robertone janë të vetmit futbollistë që kanë një vlerë më të lartë se Uzuni në kategorinë e dytë spanjolle në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat