Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, sonte ka pasur mbrëmje të keqe me Koln në udhëtim, duke pësuar debakël me rezulta 5:1 nga Darmstadt, në ndeshjen e javës së 9-të të Bundesliga II.
Vendasit treguan lojë të mirë duke e mbushur rrjetën e rivalit.
Paçarada është paraqitur nga minuta e parë por skuadrës së tij nuk i shkoi asgjë në Darmstadt.
Për vendasit shënuan Hornby (11', 40'), Lidberg (54'), Forster (65') e Vukotiç (90+4') dhe për udhëtuesit realizoi Lemperle (38').
Koln është në vend të 9-të me 12 pikë dhe Darmstadt i 13-ti me 9 sosh.