Mbrëmje e keqe për Leart Paçaradën

Futboll

Mbrëmje e keqe për Leart Paçaradën

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2024 Në ora: 21:28
Pamje nga ndeshja

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, sonte ka pasur mbrëmje të keqe me Koln në udhëtim, duke pësuar debakël me rezulta 5:1 nga Darmstadt, në ndeshjen e javës së 9-të të Bundesliga II.

Vendasit treguan lojë të mirë duke e mbushur rrjetën e rivalit. 

Paçarada është paraqitur nga minuta e parë por skuadrës së tij nuk i shkoi asgjë në Darmstadt.

Për vendasit shënuan Hornby (11', 40'), Lidberg (54'), Forster (65') e Vukotiç (90+4') dhe për udhëtuesit realizoi Lemperle (38').

Koln është në vend të 9-të me 12 pikë dhe Darmstadt i 13-ti me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat