Vasoski: Struga Trim Lum është kandidat për titull

Futboll

Vasoski: Struga Trim Lum është kandidat për titull

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2024 Në ora: 21:53
Aleksandar Vasoski

Të dielën rikthehen emocionet në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Kampioni aktual Struga Trim Lum do të ballafaqohet me ekipin e Sileksit.

Trajneri i Sileksit të Kratovës, Aleksandar Vasoski, shprehet para ndeshjes me skuadrën shqiptare.

“Struga është kandidat për titull. Mendoj se kemi atutë tona për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Strugës TL.

Natyrisht, kur mendoj për rezultat pozitiv, mendoj për fitore, kështu që jemi absolutisht të gatshëm”, tha mes të tjera Vasoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat