Përballja mes Lokomotivës së Zagrebit dhe Rijekës, ka përfunduar pa fitues (2:2).
Ky ishte derbi mes shqiptarëve.
Fetai Feta e Art Smakaj u paraqitën nga minuta e parë për Lokomotivën dhe Lindon Selahi për Rijekën.
Smakaj në minutën e 13-të dhe Selahi në të 42-tën, janë ndëshkuar me kartona të verdhë.
Fetai është zëvendësuar në minutën e 80-të e Smakaj në të 87-tën dhe Selahi në atë të 63-tën.
Për Lokomotivën shënuan Karaçiç (24'), Cop (67' - nga penalltia) dhe për udhëtuesit Radeliq (23') e Smolçiç (90').
Pas javës së 10-të në kampionatin kroat, Rijeka renditet në vend të dytë me 20 pikë e Lokomotiva në të 8-tin me 9 sosh.