Presidenti i klubit të futbollit Ferizaj, Lulzim Abazi, ka drejtuar gishtin nga Xhevat Rushiti!
Cila është arsyeja që ai ka drejtuar gishtin ndaj Rushitit!
Ky është reagimi i Abazit që ka publikuar në faqen zyrtare të FC Ferizajt!
Reagimi i Lulzim Abazit
“Të nderuar qytetarë të Ferizajt, e sidomos ju tifozë të flaktë "Ujqi”. Prej ditës së parë që kam ardhur në krye të klubit, kam punuar e bashkëpunuar me të gjithë që e kanë dashur suksesin e klubit tonë.
Tash e sa kohë, brenda organeve drejtuese tona po ndodhë një bojkot i paprecedent, ku ish-nënkryetari, Xhevat Rushiti, pronar i
"Unioni", nuk po i paguan obligimet financiare në klub, nga aksionet që i posedon.
Ai ka bllokuar një pjesë të konsiderueshme të aksioneve, me idenë e tregtarit, duke i shkaktuar dëme klubit e duke e penguar suksesin tonë.
Si president i klubit, njëzëri me Bordin Drejtues, e ftojmë Xhevat Rushitin, që të vendosë të mirën e qytetit, para interesave personale. Ai i detyrohet klubit në aspektin financiar, në të kundërtën duhet të lëshojë rrugën për ata që dëshirojnë të investojë në klub, e që nuk janë të paktë.
Kjo bllokadë duhet të përfundojë sepse po bëhen 2 vite që Xhevat Rushiti, i vetëm, ka pezulluar aktivitetin e tij dhe po e mbanë peng rritjen dhe zhvillimin e klubit tonë, klubit të qytetit!”, ka reaguar Abazi.