Gati ka befasuar skuadra nga Hamburgu, St. Pauli.
Dortmundi nuk ka lejuar befasi si vendas, duke ngadhënjyer me rezultat 2:1 ndaj St. Paulit, në takimin e javës së 7-të të Bundesliga I.
Në fund të pjesës së parë (43’), vendasit kaluan në epërsi me golin e futbollistit Bensebaini.
St. Pauli ka befasuar në finish pikërisht në minutën e 78-të duke barazuar rezultatin.
Autor i golit është Smith.
Në minutën e 83-të, Guirassy realizoi për 2:1 dhe ktheu qetësinë të Dortmundi.
Dortmundi renditet në vend të 4-të me 13 pikë dhe St. Pauli në të 16-tin me 4 sosh.