Dortmundi nuk lejon befasi nga St. Pauli

Futboll

Dortmundi nuk lejon befasi nga St. Pauli

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2024 Në ora: 22:31
Dortmundi

Gati ka befasuar skuadra nga Hamburgu, St. Pauli.  

Dortmundi nuk ka lejuar befasi si vendas, duke ngadhënjyer me rezultat 2:1 ndaj St. Paulit, në takimin e javës së 7-të të Bundesliga I. 

Në fund të pjesës së parë (43’), vendasit kaluan në epërsi me golin e futbollistit Bensebaini. 

St. Pauli ka befasuar në finish pikërisht në minutën e 78-të duke barazuar rezultatin. 

Autor i golit është Smith.

Në minutën e 83-të, Guirassy realizoi për 2:1 dhe ktheu qetësinë të Dortmundi.

Dortmundi renditet në vend të 4-të me 13 pikë dhe St. Pauli në të 16-tin me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat