Zhegrova 84 minuta, Lille barazon në Monaco

Futboll

Zhegrova 84 minuta, Lille barazon në Monaco

Nga: K. Goca Më: 18 tetor 2024 Në ora: 22:43
Edon Zhegrova gjatë ndeshjes

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka treguar angazhim e lojë të mirë në fanellën e Lille-s, e cila sonte ka marrë pikë në konak të Monaco-s. 

Ballafaqimi mes Monacos dhe Lilles ka përfunduar ashtu si nisi, me rezultat 0:0. Monaco mbetet pa një lojtar nga minuta e 61-të, kur futbollisti Teze u përjashtuar me karton të kuq. 

Këtë epërsi numerike nuk e shfrytëzoi LIlle. Zhegrova është zëvendësuar në minutën e 84-të.

Pas javës së 8-të në elitën e futbollit francez, Monaco kryeson me 20 pikë (me 6 fitore e 2 barazime, pa humbje) e Lille zë pozitën e 4-të me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat