Paga e tij vjetore neto është 9,5 milionë euro

Futboll

Paga e tij vjetore neto është 9,5 milionë euro

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 22:54
Leroy Sane

Leroy Sane do të dëshironte të vijonte qëndrimin e tij te Bayern, duke rinovuar kontratën për 3-4 vite, por ka një problem.

Sipas gazetës “Bild”, ai nuk pranon ulje page.

Aktualisht, paga e tij vjetore neto është 9,5 mln euro, ose 20 mln euro bruto. “Bild” shkruan se Bayern nuk e konsideron lojtar të pazëvendësueshëm, sidomos prej dëmtimeve të shpeshta.

Drejtuesit bavarezë mendojnë që ai meriton një ulje të ndjeshme të pagës në 7,5 mln euro në vit. Me këto kushte, Sane ka filluar të negociojë me klube të tjera.

Deri tani, Newcastle është i vetmi klub që ka pranuar t’i ofrojë 9,5 mln euro në vit, por ai nuk ka interes për anglezët, sepse mendon se janë poshtë nivelit sportiv që ai kërkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat