Ronaldo i pandalshëm, portugezi ngjitet në kuotën e 907 golave

Futboll

Ronaldo i pandalshëm, portugezi ngjitet në kuotën e 907 golave

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 23:11
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo rikthehet të shënojë me Al Nassr. 

Portugezi realizoi në triumfin 2:1 që skuadra e tij regjistroi në transfertën e Al Shabab. 

Një gol me tepër vlera për 39-vjeçarin, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, për të shënuar golin e fitores. Realizim që e ngjit në kuotën e 907 gola në karrierë mes klubeve dhe kombëtares portugeze. 
 
Goli i gjashtë në kampionat për sulmuesin, i cili ka dhuruar edhe 2 asiste.

Ndërkaq, në total këtë sezon, Ronaldo ka realizuar 11 herë këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat