Bayern ka përgatitur një plan për afatin kalimtar

Futboll

Bayern ka përgatitur një plan për afatin kalimtar

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 23:40
Kompany

Bayern ka përgatitur një plan për afatin kalimtar 2025.

Drejtuesit bavarezë duan të heqin dorë nga lojtarët që dëmtohen shumë dhe që kanë paga të larta.

BILD raporton se klubi më i madh në Gjermani do të largojë dy lojtarë të rëndësishëm të ofensivës, Kingsley Coman dhe Serge Gnabry.

Bazuar te kërkesat e trajnerit Kompany, pritet që tani e tutje transferohen lojtarë të cilët mund të pësojnë rritje në vlerë me kalimin e viteve dhe jo të fiksohen për vetëm 2-3 sezone në Mynih.

Emrat e përmendur së fundmi janë disa, por më pikanti është Arda Guler i Real Madridit. Turku nuk ka hapësira të mjaftueshme në “Santiago Bernabeu”, kurse Bayern mund t’i premtojë më shumë aktivizim.

Mason Greenwod është emri i dytë në listë, aktualisht te Marseille, ku u transferua verën e kaluar. I treti në objektivat e Bayern Khvicha Kvaratskhelia, vlera e te cilit llogaritet 80 mln euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat