Feronikeli ’74 prezanton transferin e ri

Futboll

Feronikeli ’74 prezanton transferin e ri

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 23:54
Pamje nga prezantimi

Ish-reprezentuesi i Zvicrës U20 Lavdim Zumberi është transferuar te skuadra e Feronikelit 74.

Mesfushori është transferuar si futbollistë i lirë. Ish-reprezentuesi i Zvicrës U20 Lavdim Zumberi është transferuar te skuadra e Feronikelit 74. Mesfushori është transferuar si futbollistë i lirë.

“Lavdim Zumberi ka përfunduar transferimin e tij te Feronikeli 74. Zumberi i bashkohet Feronikelit si lojtar i lirë, duke shtuar përvojën dhe talentin e tij në ekip.

Ai ka treguar aftësi të shkëlqyera gjatë karrierës së tij, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve”, ka shkruar klubi nga Drenasi të premten në rrjetet sociale.

Zumberi së fundi ishe pjesë e skuadrës së Badenit që bënë gara në kategorinë e tretë të futbollit zviceran. Karrierë ka bërë edhe te Wili dhe te të rinjtë e Zurichut.

Nikli e ka nisur në mënyrën më të keqe edicionin sivjet në Superligë. Ka një pikë pas shtatë ndeshjeve në vendin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat