Suarez dëshiron të vazhdojë kontratën me Inter Miamin

Futboll

Suarez dëshiron të vazhdojë kontratën me Inter Miamin

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 23:56
Luis Suarez

Sulmuesi me përvojë i Inter Miamit – Luis Suarez, ndihet mirë në klub dhe për këtë arsye dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re. Kontrata aktuale e uruguaianit skadon në fund të vitit kalendarik 2024, por Suarez dëshiron të qëndrojë përtej kësaj.

“E di që avokati im po flet me klubin, por me qetësinë mendore se do ta përfundoj sezonin.

Është një vendim i klubit, por nga ana ime do të jem i lumtur të qëndroj”, tha Suarez.

Futbollisti 37-vjeçar nënshkroi me klubin nga Florida në janar të vitit 2024, pasi më parë kishte luajtur për Gremio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat