Sot zhvillohen dy përballje në Superligën e Kosovës

Futboll

Sot zhvillohen dy përballje në Superligën e Kosovës

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 08:41
Të dy ndeshjet janë planifikuar që të fillojnë nga ora 13:00.

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Java e nëntë në futbollin elitar kosovar nisi dje (e premte) ku Ferizaj shkaktoi befasinë duke mposhtur Gjilanin në shtëpi, me rezultat 2-1.

Megjithatë, sot kemi në orar edhe dy ndeshje tjera ku do të luhet në Malishevë dhe në Drenas.

Në ndeshjen e parë, Malisheva është nikoqire e Prishtinës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Drenas, atje ku Feronikeli ’74 do të presë skuadrën e Dritës.

Të dy ndeshjet janë planifikuar që të fillojnë nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat