Bekim Balaj niset drejt Serbisë

Futboll

Bekim Balaj niset drejt Serbisë

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 11:31
Bekim Balaj

Bekim balaj do të jetë mungesa e madhe e Thomas Brdariç në sfidën me Laçit, takim që do të luhet ditën e sotme në orën 14:00 në Kurbin. Një mungesë e rëndësishme për shkodranët, me kapitenin që ka pësuar një dëmtim në stërvitje.

Në pamje të parë duket se sulmuesi ka pësuar një tërheqje muskulare, ndërsa bëhet me dije se shkodrani ka udhëtuar dje drejt Serbisë për të bërë vizitat me të detajuara mjekësore.

Nga ku më pas do të mësojë edhe shkallën e dëmtimit.

Menjëherë pas vizitave, futbollisti do të marrë edhe planin e detajuar për rikuperimin dhe në Shkodër shpresojnë që sulmuesi sa më shpejt të rikthehet në ekip. Gjithsesi mbetet të presim për të mësuar më shumë mbi gjendjen e kapitenit të Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat