Daja me mungesa

Futboll

Daja me mungesa

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 11:34
Ilir Daja

Tirana – Dinamo është padiksutim supersfida e javës së 9-të të Superiores.

Sfidë kjo që do të luhet në Vlorë në stadiumin “Flamurtari’ duke nisur që nga ora 14:00. Një përballje mjaft e rëndësishme mes dy ekipeve që do të përplasin “brirët” për 3 pikët e ndeshjes së fundit të javës së parë të kampionatit.

 Fitorja në këtë takim vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj dhe diçka të tillë ekipet e dinë mjaft mirë. Për këtë Bledi Shkëmbi kërkon të rikthejë skuadrën te fitorja në kampionat, ndërsa ka vendosur të bëj ndryshime të rëndësishme në formacion. Bardheblutë pritet të luajnë me skëmën 4-3-3 dhe Abah do të provohet si numër 10-sh.

Ndërkohë nga krahu tjetër Ilir Daja do të ketë mungesa të rëndësishme. Timonieri i “Bluve” nuk llogarit shërbimet e Salit dhe Hoxhës për arsye dëmtimi, ndërsa Goudiaby është i pezulluar për shkak kartonësh.

Formacionet e mundshme:

Tirana: Selmani, Gjumsi, Kola, Dembele, Ismajli, Jonuzi (Meta), Soler, Abah, Haxhiu, Prenga, Zhurmani. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Dinamo: Teqja, Meksi, Dita, Muzek, Aliji, Toli, Lorran, Karamba, Zabërgja, Bregu, Mandela. Trajer: Ilir Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat