Lazio - Juventus është supersfida

Futboll

Lazio - Juventus është supersfida

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 12:27
Foto iilustrim

Lazio - Juventus është supersfida e kësaj të shtune në Serinë A me përballjen që do të startojë në orën 20:45.

Të dyja skuadrat kërkojnë një rezultat pozitiv, por nëse shohim ndeshjet e fundit në kampionat, Lazio ka fituar dy nga tre ndeshjet e fundit. Këto shifra kryeqytetasit nuk i arrinin bë 36 ndeshjet e fundit në Serinë A ndaj Juventusit. Nëse Lacion arrin të fitojë dhe sot do të siguronte dy fitore radhazi ndaj Juves në kampionat për herë të parë që nga viti 2001.

Juventusi mbetet i pamposhtur në 19 nga 20 ndeshjet e fundit në shtëpi përballë Lacios, ku ka arritur 15 fitore dhe 4 barazime. Triumfi i fundit i Lacios daton më 17 tetor 2017 në fitoren 2-1 me dopietën e Imobiles. Juventusi ka barazuar tre ndeshjet e fundit radhazi në kampionat, ndërsa katër barazime radhazi i ka arritur vetëm tre herë në histori.

Lacio nga ana tjetër i ka fituar të katërta ndeshjet e fundit mes Serisë A dhe kampionatit dhe hera e fundit që siguronte pesë suksese radhazi ka ndodhur mes dhjetorit 2023 dhe janarit 2024. Gjithashtu Juventusi ka ekipin e dytë më të ri në Serinë A, dhe renditet pas Parmës.

Me fitoren me përmbysje ndaj Empolit, Lacio bëhet skuadra që ka siguruar më shumë pikë duke përmbysur rezultatin, më konkretisht, shtatë pikë. Sa i përket sulmit, Dushan Vlahoviç nëse shënon edhe ndaj Lacios, do të arrinte për herë të parë në karrierën e tij me Juventusin të shënonte në katër ndeshje radhazi për “Zonjën”. Serbi ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje kundër Lacios dhe vetëm ndaj Kaljarit ka shënuar më shumë në Itali, shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat