Ruben Loftus-Çik dhe Samuel Çukvueze në dispozicion duke filluar që nga ndeshja e sotme kundër Udinezes.
I pari ishte ndalur për shkak të një problemi muskulor përpara Fiorentinës, por e shfrytëzoi mirë pushimin dy-javor për të punuar dhe për t’u rikthyer në formë pikërisht në kohën e duhur.
Nga ana tjetër, nigeriani kishte pësuar tendosje muskulore gjithmonë pas ndeshjes kundër Libisë dhe ishte kthyer herët për vizitat e nevojshme mjekësore të cilat përjashtuan dëmtimin.
Ndërkohë edhe Marco Sportillo është rikthyer në dispozicion e sot do të jetë në pankinë, ndryshe nga Kalabria që mund të jetë gati të martën ndaj Bryzhit.
Ndërkohë, Fonseka në stërvitjen e fundit ka shuar dyshimet me Okaforin në vend të Abrahamit në sulm teksa vendin e të skualifikuarit Hernandez do ta zerë Terraçiano. Në mbrojtje raportohet rikthimi i Pavloviçit në vend të Tomorit, teksa Leao mund ta nisë nga stoli.