Ideja e Sokol Kushtës për skemën e Kombëtares

Futboll

Ideja e Sokol Kushtës për skemën e Kombëtares

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 13:14
Sokol Kushta

Në kohën e Rejës është diskutuar shumë sa i përket skemës së Shqipërisë që nuk i përshtatet lojtarëve, por edhe në kohën e Silvinjos janë disa lojtarë që po mbeten jashtë dhe nuk po përdoret aftësia e tyre.

Më shumë për shkak të vendimin të Silvinjos, teksa Arbër Hoxha dhe Ernest Muçi kanë marrë shumë pak besim. I ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, Sokol Kushta ka dhënë edhe një ide sa i përket ndryshimit të skemës së Shqipërisë.

“Mitaj për mua është më i mirë nga mbrojtja në mesfushë sesa nga mesfusha e në mbrojtje.

Nga 30 metra e poshtë, ka shumë mangësi, për mendimin tim. Balliu tregoi se e orienton krahun shumë mirë. Mund të bësh treshen e mbrojtjes që kemi ne, mund të bësh një 3-5-2 që mund të kthehet në momente decizive në 5-4-1.

Është hera e parë që flas për variante taktike”, tha Kushta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat