Fet për Elseid Hysajn

Futboll

Fet për Elseid Hysajn

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 13:15
Hysaj

Legjenda e Kombëtares Sokol Kushta ka bërë një analizë në detaje të dy ndeshjeve të Shqipërisë, ndërsa është ndalur edhe në krahasimin e performancës së Balliut me Hysajn. (Linkun e plot të emisionit e gjeni më poshtë)

“Nëse më gjen një ndeshje nga 10 të fundit, që Hysaj ka marrë më shumë se nota 7, unë do t’i kërkoj falje kujtdo.

Ka qenë gjithmonë 6.4, 6.5 performanca. Balliu bëri një performancë shumë të mirë, statistikat flasin qartë për të, nuk ka nevojë për koment. E kisha thënë më kohë për aktivizimin e Balliut. Balliu tregoi ndaj Gjeorgjisë që “unë vlej”.

Sot është Hysaj, dikur ishte Zmijani, dikur isha unë, po ikëm ore të gjithë, ikëm, e lamë, që kemi qenë edhe me ekipe.

Shqipëria nuk ka ndonjë lojtar që pa të ne nuk bëjmë dot. Do ta kuptoja të ishte ndonjë lojtar që pa ekip, pa këpucë, të bënte diferencën se ai do të bënte golin, por nuk kemi ndonjë lojtar të tillë”, tha Kushta..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat