Ndeshja për kreun në Superligën e Kosovës nuk transmetohet, mungon energjia elektrike

Futboll

Ndeshja për kreun në Superligën e Kosovës nuk transmetohet, mungon energjia elektrike

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Ndeshja për kreun në Superligën e Kosovës nuk transmetohet, mungon energjia elektrike!

Ndeshja mes Malishevës dhe Prishtinës aktualisht nuk po transmetohet, ndërsa luhet minuta 20-të e saj dhe rezultati është 1:1. Janë probleme teknike, që lidhen me energjinë elektrike, në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës,që pengojnë transmetimin e sfidës.

Diçka që faktikisht nuk ndodh për herë të parë.

Kujtojmë ndërkohë se të dyja skuadrat luajnë për kreun e Superligës së Kosovës.

Aktualisht është Malisheva që kryeson me 17 pikë. Prishtina ndjek me 4 pikë më pak, ndërsa mban vendin e katërt, teksa ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat