Evangelos Marinakis, pronari i Notingam Forestit, është ndëshkuar me pesë ndeshje ndalim në stadium për sjelljen e tij të papërshtatshme pas humbjes 1-0 ndaj Fulhamit.
Sipas Federatës angleze të Futbollit, Marinakis u konsiderua se kishte vepruar në një mënyrë “të papërshtatshme” në tunelin e stadiumit City Ground pas ndeshjes.
Ai ishte i zemëruar për dy apelime për penallti që i ishin mohuar ekipit të tij, ndërsa Raul Himenez shënoi një penallti për mysafirët. Marinakis ka shprehur pakënaqësinë e tij dhe tani do të paguajë pasojat për veprimet e tij.
“Evangelos Marinakis i Nottngam Forest është ndëshkuar nga një Komision Rregullator të Pavarur. Ai u akuzua për sjellje të papërshtatshme pas ndeshjes së Premier Ligës ndaj Fulhamit më 28 shtator.
Pas një hetimi, sjellja e tij pas përfundimit të ndeshjes u vërtetua, dhe i është caktuar një ndalim prej pesë ndeshjesh në stadium. Arsyet e shkruara nga Komisioni Rregullator të Pavarur do të publikohen në një moment të ardhshëm”, tha Federata angleze e Futbollit.