Ten Hag mendon

Futboll

Ten Hag mendon

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 13:37
Erik Ten Hag

Erik Ten Hag ka konfirmuar se klubi është i interesuar për transferimin e Alvaro Fernandez pas kalimit të tij të përhershëm tek Benfika në verë. Fernandez iu bashkua Man. Juanjtedit  si 16-vjeçar nga Real Madridi, por që ai u huazua tek Preston në Çampionship dhe në Spanjë tek Granada. Mbrojtësi i majtë nuk ia doli që të sigurojë debutimin me ekipin e parë në ‘Old Trafford’, duke iu bashkuar Benfikas në huazim në janarin e vitit të kaluar.

Gjiganti portugez e aktivizoi opsionin për ta blerë kartonin e tij për vetëm pesë milionë euro në maj, me Fernandez që tashmë është bërë njëri prej lojtarëve kyç të skuadrës. Duke folur në një konferencë për shtyp, Ten Hag tha se klubi po monitoron nga afër progresin e 21-vjeçarit për të cilin kanë klauzolën e riblerjes.

“Mendoj se procesi po shkon perfekt.

Ne e huazuam atë tek Prestoni, ai u rikthye, pastaj e huazuam tek Granada, ai nuk luajti shumë atje, dhe natyrisht ne, gjatë gjithë kohës, e kemi ndjekur atë dhe pastaj kishim mundësinë për ta shitur atë. Por ne kemi klauzolën e riblerjes kështu që jemi nën kontroll të situatës.

Mendoj se kjo është çfarë na duhej”, ka thënë Ten Hag.

Fernandez ka luajtur titullar në gjashtë ndeshje nga shtatë sa i ka zhvilluar gjithsej me Benfikan në kampionat, teksa në pesë prej tyre luajti 90 minuta të plota. Ai shkëlqeu gjithashtu edhe në Ligën e Kampionëve duke dhuruar një paraqitje fantastike në fitoren e thellë me rezultat 4-0 ndaj Atletiko Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat