Mbyllen pjesë e para në dy ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Futboll

Mbyllen pjesë e para në dy ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.

Pas 45 minutave të parë, ndeshja mes Malishevës dhe Prishtinës është e barabartë 1:1.

Drilon Hazrollaj kaloi vendasit në epërsi në minutën e tretë, kurse katër minuta më vonë Sunday Akinbule barazoi shifrat.

Në duelin tjetër mes Feronikelit 74 dhe Dritës, rezultati është i pandryshuar, 0:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat