Mbrojtësi i KF Besa Dobërdoll, Imran Fetai, pret pikë në duel me Vardarin e Shkupit në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut,.
“Grumbullimet me përfaqësuesen e vendit janë gjithmonë diçka shumë e veçantë për mua.
Ndjehem në formë të shkëlqyer dhe shpresoj të vazhdoj me të njëjtin ritëm, si me përfaqësuesen ashtu edhe me klubin.
Të dielën na pret një ndeshje e rëndë kundër Vardarit.
Jemi në formë, pasi në tri ndeshjet e fundit kemi treguar kualitet dhe do të luajmë për fitore.
Trajneri i ri sjell taktika dhe qëllime të reja, dhe shpresoj se kjo do të krijojë një frymë të re në skuadër për të arritur sa më shumë suksese”., ka thënë Fetai.