Bashkimi udhëton në Manastir për ta mposhtur Novacin

Futboll

Bashkimi udhëton në Manastir për ta mposhtur Novacin

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 14:12
Bashkimi

KF Bashkimi është e vendosur të regjistrojë fitoren e pestë rresht si mysafirë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Pas triumfit (3-1) ndaj Pobedës para dy javësh në Gostivar, skuadra kumanovare synon ta mposhtë edhe skuadrën e Novacit në kuadër të xhiros së 8-të, që zhvillohet të shtunën (sot) në Novaci të Manastirit me fillim prej orës 14:00.

Bashkimi aktualisht është i treti në tabelë me 16 pikë, një më pak se Bregallnica e Shtipit që zë vendin e parë.

Novaci është i shtati në tabelë me 10 pikë, 3 fitore, një barazim dhe 3 humbje.

Te Bashkimi kanë insistuar se drejt Novacit do të udhëtojnë maksimalisht të motivuar, duke pasur parasysh se kanë shënuar katër fitore si mysafirë, pra e synojnë të pestën. Të gjithë në klub kanë thënë se synimi është fitorja ndaj Novacit, por kanë pranuar se nuk do të jetë aspak lehtë.

Këtë ndeshje do ta referojë Aleksandar Vasilevski nga Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat