Prishtina është Prishtinë, shtang liderin e Kampionatit të Kosovës

Futboll

Prishtina është Prishtinë, shtang liderin e Kampionatit të Kosovës

Nga: K. Goca Më: 19 tetor 2024 Në ora: 14:49
Prishtina

Prishtina ka treguar “muskujt” në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, duke e shtangur me rezultat 3:1 liderin e Kampionatit të Kosovës, Malishevën. 

Prishtina ka treguar lojë të mirë dhe si pasqyrë e kësaj ka importuar tre pikë të mëdha në luftë për kreun e tabelës.

Malisheva avancoi me rezultat 1:0 me golin e Hazrollajt në minutën e 3-të por kjo epërsi nuk ka zgjatur më shumë se 4 minuta. 

Në minutën e 7-të, Akinbule ka barazuar rezultatin dhe në fund të pjesës së parë (45+2’) Gallapeni realizoi për 1:2.

Gjithçka u qartësua në minutën e 74-të, kur Vitija realizoi për 1:3.

Malisheva nga minuta e 73-të, Malisheva mbetet me një lojtar më pak.

Pas javës së 9-të, Malisheva kryeson me 17 pikë, ndërsa Prishtina është në vend të dytë me 16 pikë (një ndeshje më pak).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat