Drita e Gjilanit kthehet me një pikë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Ndeshja mes Feronikelit 74 dhe Dritës u karakterizua me lojë të mirë por sulmuesit nuk e kishin ditën e tyre.
Të dy skuadrat luftuan maksimalisht por rezultati mbeti 0:0.
Feronikelit 74 ka vazhduar pa fitore edhe pas javës së 9-të në elitën e futbollit të Kosovës.
Drita është në vend të pestë me 14 pikë (dy ndeshje më pak) dhe Feronikeli 74 është në fund me 2 pikë.