Partizani vijon marshimin në Superligë

Futboll

Partizani vijon marshimin në Superligë

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 15:39
Pamje nga një ndeshje

Partizani vijon marshimin në Superligën e volejbollit për meshkujt, duke “asfaltuar” me rezultat të pastër çdo kundërshtar që i del përpara.

Kampionët regjistruan fitoren e gjashtë në po kaq javë të kampionatit, teksa dje mposhtën Skënderbeun në transfertë në shifrat 0-3. Skuadrës së Ylli Tomorrit i mjaftuan 1 orë e 25 minuta për të futur në kasafortë 3 pikët në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.

Megjithatë ndeshja nuk kaloi pa rivalitet, pasi të zotët e shtëpisë provuan të rezistonin sidomos në setin e parë, fraksion që u vendos vetëm pas pikëve shtesë 25-27 për kryeqytetasit. Në dy setet e tjera miqtë e kishin më të thjeshtë dhe fituan bindshëm me rezultatin e njëjtë 19-25.

Në këtë takim Partizani rigjeti edhe një prej lojtarëve më të mirë të sezonit të kaluar, brazilianin Coutinho, i rikthyer me të kuqtë pikërisht para ndeshjes me Skënderbeun, duke zgjedhur qytetin e serenatave për të bërë debutimin sezonal me dashurinë e vjetër…

Partizanin. Coutinho realizoi 12 pikë në këtë ndeshje, ndërsa ishte Raul Saubliqi shënuesi më i mirë i miqve, me 13 pikë. Për Skënderbeun u dalluan amerikani Caylor Cox me 15 pikë dhe Emanuel Driza me 14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat