Kanë përfunduar ndeshjet e para të javës së 9-të të Superiores.
Laçi ka dalë nga kriza duke marrë fitoren e parë për këtë sezon. Kurbinasit nën drejtimin e trajnerit Moriero mposhtën me shifrat 3:1 Vllazninë duke lënë kështu vendin e fundit.
Ndërsa dy sfidat e tjera u mbyllën me barazime pa gola.
Derbi Tirana-Dinamo nuk prodhoi aq emocione dhe raste sa priteshin, por vetëm dy gola të cilët u anuluan për pozicion jashtë loje. Kurse dueli tjetër mes Egnatias dhe Teutës i pati të gjitha përveç golave, karton të kuq, penallti të humbur, raste etj.