Martini i pakënaqur me barazimin ndaj Egnatias

Futboll

Martini i pakënaqur me barazimin ndaj Egnatias

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 16:29
Martini - majtas

Teuta barazoi pa gola në transfertë përballë Egnatias në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi 0-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

“Të them të drejtën ne duhet ta fitonim këtë ndeshje pasi në pjesën e dytë luajtëm me 1 lojtar më tepër.

Luajtëm më mirë në pjesën e parë dhe kishim rastet tona. Lëshuam terren dhe 20 minutat e para Rrogozhina na vendosi në vështirësi, jo se pati raste të pastra, por qarkulloi topin. Edhe goli nuk donte që të bëhej pasi duhet të ishim më të qetë para porte.

Kisha frikë për kartonin e dytë të verdhë dhe zëvendësova Krujën. Duhet të ishim më të qetë në qarkullim topi. Më vjen keq pasi kur bën pjesë të parë perfekte dhe në pjesë të dytë me 1 lojtar më shumë bie performanca. Prekinicaj duhej të zëvendësohej më herët, por nuk duhej të harxhonim aq më herët ndërrimet.

Të ndryshosh që në minutën e 74-të dhe të mos kesh mundësi më…”, tha Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat