Brdariç gjen "fajtorin"

Futboll

Brdariç gjen "fajtorin"

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 16:32
Thomas Brdariç - djathtas

Vllaznia është mposhtur në transfertë nga Laçi në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Kurbin, përfundoi 3-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç.

“Nuk dua të flas për lojtarët të cilët mungojnë. Shënuam 1-0 dhe kishim raste për të shënuar dhe të dytin. Në fund të pjesës së parë mendoi se goli i Laçit ishte offside, nuk e kuptoj si ishte gol i rregullt.

E dini që në pjesën e dytë donim të tregonim të njëjtën fytyrë. Por performanca jonë ra. Duhet të mësojmë shumë shpejt nga kjo ndeshje.

Në pjesë të parë treguam që mund të mbanim një nivel ndërsa në të dytën na duhej eksperienca dhe të bënim presing.

Ajo që ishte deçizive, nuk fituam duelet. Nëse humbet duelet nuk mund të mbijetosh në Superligë”, është shprehur Thomas Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat