Fusha e KF Likovës drejt kompletimit!

Futboll

Fusha e KF Likovës drejt kompletimit!

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 16:41
Fusha

Stadiumi i KF Likova është një tjetër hap larg kompletimit. Faqja “Likova” në “Facebook” ka publikuar fotografi më të fundit nga fusha e KF Likovës.
Si proces i kompletimit,  nesër do të vendosen shtyllat e portave, do të bëhet shtrëngimi i shtyllave betonike dhe rrethoja me tel e stadiumit dhe punime rreth objektit të klubit.

KF Likova që do të garojë në Ligën komunale të futbollit të komunës me të njëjtin emër, do të mund t’i zhvillojë ndeshjet e saja në këtë stadium pas kompletimit, - raporton Open-TV.

Kujtojmë se stadiumi filloi të rinovohet vetëm para pak ditësh kur u mor vendimi për riaktivizimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat