Adili: Shpresoj nesër të jetë momenti dhe dita jonë

Futboll

Adili: Shpresoj nesër të jetë momenti dhe dita jonë

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 16:45
Mevlan Adili

Mbrojtësi i Shkëndijës, Mevlan Adili, ka folur për mediat në konferencën për shtyp para ndeshjes së xhiros së 10-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, të dielën me Tikveshin, në teren neutral në Shtip, pasi stadium në Kavadar është I pezulluar.

“Skuadër që meriton respekt, pasi e ka dëshmuar edhe sezonin e shkuar kur fituan Kupën e vendit, gjë që s’është e lehtë. Sa i përket ndeshjes mendoj se është koha dhe momenti për të dëshmuar se dimë të fitojmë edhe jashtë Tetovës, sepse këto fitore sipas meje nuk vlejnë 3, por 6 pikë.

Pavarësisht pozitës momentale, të fitosh Tikveshin si mysafir ka vlerë.

Nuk na gënjen situata e tyre, pasi pozita në renditje nuk është reale konform cilësisë. Shpresoj nesër të jetë momenti dhe dita jonë”, thotë Adili dhe shtoi:

“Duke e ditur se ata janë ekip mjaft i fortë në fushën e tyre, mendoj se fakti që luajmë në Shtip në një masë të vogël na lehtëson neve.

Por nuk guxojmë të mendojmë këto gjëra, të jemi të bindur se për ne nuk duhet të ketë rëndësi fusha ku luajmë, apo kundërshtari që kemi përballë.

Mendoj se për çdo ndeshje duhet të futemi për fitore, pa menduar kurrë rezultatin negativ dhe mendoj se kjo mënyrë e të të menduarit dhe të qenurit optimistë në fund do të na shpërblehet”, shprehet ai.

Ndeshja Tikvesh-Shkëndija do të luhet në stadiumin e qytetit në Shtip me fillim në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat