Zejnullai: Nuk ka vlerë çmimi individual

Futboll

Zejnullai: Nuk ka vlerë çmimi individual

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 17:05
Arbin Zejnullai - djathtas

Arbin Zejnullai theksoi faktin se nuk është i kënaqur me çmimin e "Lojtari i Ndeshjes". Lojtari foli pas ndeshjes së egnatias që mbaroi pa gola, 0-0 me Teutën për "Abissnet Superiore". Për të rëndësi ka vetëm fitorja e rrogozhinasve.

Lojtari në fjalë tha se mungesa e një lojtari prishi balancat dhe ndeshja mori tjetër rrjedh duke mos lejuar që lojtari i Egnatias të shfaqte tërësisht potencialin.

“Me thënë të drejtën kënaqesh kur të vlerësojnë si futbollisti i ndeshjes. Por për mua më mirë të kishte fituar Egnatia.

Kemi ndryshuar sistem loje dhe tani kemi filluar të përshtatemi. Unë personalisht luaj të tre pozicionet e mesfushës dhe nuk e kam problem se ku më cakton trajneri Tetova.

Më pëlqen që të jem afër portës, por ashtu si shkoi ndeshja m’u desh të qëndroj më pozicional. Me një lojtar më pakë duhej të isha në ndihmë në mbrojtjes”, u shpreh Zejnullai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat