Freiburgu po tregon lojëra të mira në edicionin e ri në Bundesliga I.
Freiburgu para shikuesve të vet ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Augsburgut.
Ky ishte edhe derbi mes reprezentuesve të Kosovës, Florent Muslijës dhe Elvis Rexhbeçajt.
Për Freiburgun shënuan Grifo (34'), Lienhart (37'), Gunter (45+1') dhe për Augsburgun Tietz (65').
Rexhbeçaj është zëvendësuar në minutën e 78-të.
Muslija u aktivizua nga minuta e 65-të për Freiburgun dhe Rexhbeçaj standard për Augsburgun.
Pas javs së 7-të në Bundesliga I, Freiburg është befasia më e madhe, renditet në vend të dytë me 15 pikë dhe ka dy më pak se lideri Leipzig.
Augsburgu zë vendin e 15-të me 7 pikë të mbledhura.