Muslija me Freiburgun festojnë ndaj Augsburgut të Rexhbeçajt  

Futboll

Muslija me Freiburgun festojnë ndaj Augsburgut të Rexhbeçajt  

Nga: K.G. Më: 19 tetor 2024 Në ora: 17:20
Freiburg

Freiburgu po tregon lojëra të mira në edicionin e ri në Bundesliga I.

Freiburgu para shikuesve të vet ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Augsburgut.

Ky ishte edhe derbi mes reprezentuesve të Kosovës, Florent Muslijës dhe Elvis Rexhbeçajt.

Për Freiburgun shënuan Grifo (34'), Lienhart (37'), Gunter  (45+1') dhe për Augsburgun Tietz (65').

Rexhbeçaj është zëvendësuar në minutën e 78-të.

Muslija u aktivizua nga minuta e 65-të për Freiburgun dhe Rexhbeçaj standard për Augsburgun.

Pas javs së 7-të në Bundesliga I, Freiburg është befasia më e madhe, renditet në vend të dytë me 15 pikë dhe ka dy më pak se lideri Leipzig. 

Augsburgu zë vendin e 15-të me 7 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat