Ardian Nuhiu nuk e ka filluar aspak mirë aventurën me SC Gjilanin.
Vetëm Dukagjini dhe Feronikeli ‘74 kanë më pak pikë se Gjilani, ku pas nëntë ndeshjeve kanë nëntë pikë.
Sipas burimeve të ‘OLLE’ skuadra kuqebardhe i beson projektit të Nuhiut.
Por dy ndeshjet e ardhshme të ‘Skifterëve’ përballë Llapit në shtëpi dhe Ballkanit në udhëtim do jenë determinuese për fatin e shkupjanit.
Gjilani aktualisht ndodhet në zonën e ‘Play Out’ dhe kjo nuk është në rrugë me ambiciet e klubit.