Manchester Utd me mund të madh ndal tre pikë

Futboll

Manchester Utd me mund të madh ndal tre pikë

Nga: K.G. Më: 19 tetor 2024 Në ora: 17:57
Hojlund

Manchester Utd me mund të madh ka arkëtuar tre pikë para shikuesve të vet, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Brentfordin. 

Ndeshje e luftuar deri në fund dhe “Djajtë e kuq” ngadhënjyen me përmbysje.

Për Manchester Utd realizuan Garnacho (47') e Hojlund (62') dhe për mysafirët Pinnock (45+5').

Pas javës së 8-të në Premier League, Manchester Utd renditet në pozitën e 10-të me 11 pikë e Brentford në të 12-tin me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat