Pasi barazoi pa gola përballë Teutës, tashmë te Egnatia do të nisin të mendojnë për pengesën e radhës.
Rrogozhinasit do të përballen me Dinamon më 25 tetor, sfidë e vlefshme për javën e 10-të të Superiores.
Megjithatë, trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova është bërë me “dhimbje koke” një javë para kësaj sfide.
Teknikut të Egnatias i duhet të bëjë përballë Dinamos pa titullarin e mbrojtjes Francoi Dulysse.
Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë kundër Teutës, duke qenë mungesë e sigurtë për sfidën e radhës. Por, Tetova ka një opsion mjaft me eksperiencë si Frederic Veseli.