Muriç i pëson dy gola në sfidën ndaj Evertonit

Futboll

Muriç i pëson dy gola në sfidën ndaj Evertonit

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 19:09
Arijanet Muriq

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, ka pranuar dy gola në disfatën që e pësoi Ipswich Towni nga Evertoni.

Të shtunën Evertoni fitoi 2:0, ndërsa ndeshja i takoi xhiros së tetë të Premier Leagues.

Muriqi golin e parë e pranoi nga Iliman Ndiaye në minutën e 17-të.

Ndërsa golin e dytë dhe të fundit në ndeshje Muriqi e pranoi nga Michael Keane në minutën e 40-të.

Evertoni pas fitores ka tetë pikë. Ipswichi ka katër pik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat