Kursi i FSHF për “Drejtor Teknik”, pjesë e seminarit të rëndësishëm në Akademinë e Atalantës

Futboll

Kursi i FSHF për “Drejtor Teknik”, pjesë e seminarit të rëndësishëm në Akademinë e Atalantës

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 19:13
Pamje

Akademia e Atalantës, një nga institucionet më të njohura në Europë për zhvillimin e futbollistëve të rinj!

Drejtoria Teknike në Federatën e Futbollit organizoi një seminar të rëndësishëm në kuadër të kursit për “Drejtor Teknik”, i cili u mbajt në Akademinë e Atalantës, një nga institucionet më të njohura në Europë për zhvillimin e futbollistëve të rinj.

Gjatë seminarit, kursantët patën mundësinë të mësojnë rreth metodave të avancuara të trajnimit dhe menaxhimit të akademive të futbollit, si dhe u angazhuan në diskutime profesionale

Eksperienca e marrë nga ky seminar është jashtëzakonisht e vlefshme për përgatitjen e tyre si drejtorë teknikë, pasi sjell njohuri dhe ide të reja që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit.

Gjithashtu, kursantët u takuan në ambientet e Akademisë së Atalantës me kapitenin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Kjo vizitë gjithashtu forcoi marrëdhëniet mes dy insitucioneve, duke i hapur rrugën bashkëpunimeve të tjera të mundshme në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat