Vëllezërit Williams bëjnë poker

Futboll

Vëllezërit Williams bëjnë poker

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 19:17
Bilbao

Inaki e Nico Williams kanë arritur një tjetër sukses me fanellën e Athletico Bilbao, me vëllain e madh Inaki, që realizoi dopietën në fitoren 4;1 ndaj Espanyol, ndërsa Nico asistoi golin e parë të Vivian si dhe ishte “regjisor” i golit të katërt, të shënuar nga Berenguer, duke i dhuruar një mbrëmje goxha të hidhur mbrojtësit të Kombëtares sonë Marash Kumbulla.

Sa i përket golit të Espanyol, Alvaro Tejero realizoi në minutën e 92’-të, për të vulosur rezultatin 4-1.

Në krahun tjetër, Real Betis triumfoi me shifrat 2-1 transfertën e Osasuna, me brazilianin Vitor Roque, i cili shënoi fillimisht golin e parë që në minutën e 7’-të, ndërsa argjentiasi, Chimy Avila shënoi golin e fitores në minutën e 73’-të, pasi hyrë në lojë në fillimin e pjesës së parë duke zëvendësuar pikërisht braizlianin Roque, ndërsa për vendasit goli erdhi nga Lucas Torro në të 59’-n minutë, duke barazuar përkohësisht shifrat por pa mundur të bëjë më shumë.

Sa i përket renditjes, “Baskët” e Athletic Bilbao ngjiten në venidn e 4-t, me 17 pië, Real Betis parakalon skuadrën e Osasuna, në vendet 6 e 7, me të dyja skuadrat që janë në kuotën e 15 pikë, me “Bardhjeshilët” e Betis që ndodhen më sipër për shkak të golavarazhit, ndërsa Espanyol i Marash Kumbullës mbetet në vendin e 14-të, me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat