Kosova e Dusseldorfit fiton derbin e madh, rikthehet në krye të Landesligas 

Futboll

Kosova e Dusseldorfit fiton derbin e madh, rikthehet në krye të Landesligas 

Nga: K.G. Më: 19 tetor 2024 Në ora: 19:43
Kosova e Dusseldorfit

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit është rikthyer në kreun e tabelës në Landesliga.

Djelmoshat e Kosovës i shkaktuan humbje me rezultat 1:0 VfL Juchen duke e zhvendosur nga kreu në pozitën dytë. 

Ndeshje e fortë që vendosi një gol.

Futbollisti Max Stellmach është autor i golit të fitores.

Ky futbollist shënoi në minutën e 74-të dhe vulosi fatin e derbit.

Pas javës së 11-të, Kosova kryeson me 26 pikë sa ka edhe VfL Juchen në pozitën e dytë.

“Me krenari dhe emocion ju njoftojmë për fitoren e madhe që skuadra jonë arriti në ndeshjen kundër VfL Jüchen, duke shënuar një rezultat të ngushtë, por të rëndësishëm 1:0. 

Goli i vetëm dhe vendimtar i kësaj ndeshjeje erdhi nga sulmuesi ynë i shkëlqyer Max Stellmach në minutën e 74’, i cili realizoi me precizitet të jashtëzakonshëm, duke vulosur kështu triumfin e skuadrës sonë.

Kjo fitore nuk ishte vetëm fryt i përpjekjeve të lojtarëve në fushë, por edhe i mbështetjes së zjarrtë të tifozëve tanë, që na motivuan gjatë gjithë ndeshjes. Përkrahja juaj në çdo moment, brenda dhe jashtë stadiumit, është forca jonë më e madhe. Ju falënderojmë nga zemra për përkushtimin dhe pasionin që tregoni në çdo ndeshje.

Kjo fitore na afron edhe më shumë drejt qëllimeve tona sezonale dhe është dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhur të secilit anëtar të ekipit. Max Stellmach tregoi edhe një herë talentin dhe aftësinë e tij për të vendosur ndeshjet në favorin tonë, por ky triumf i takon të gjithë skuadrës dhe mbi të gjitha, juve që na mbështetni pa kushte.

Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pandërprerë. Së bashku, ne jemi më të fortë dhe do të vazhdojmë të luftojmë për suksese të tjera!”, ka njoftuar FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat