Milani fiton me një lojtar më pak nga minuta e 29-të
Milani mezi e ka mposhtur me rezultat 1:0 Udinesen, në takimin e javës së 8-të të Serie A.
Një fitore me mund të madh kur kihet parasysh se vendasit mbeten pa një lojtar nga minuta e 29-të.
Reijndersi i Milanit u përjashtua me karton të kuq por Udinese nuk e ka shfrytëzuar këtë epërsi numerike.
Chukwueze shënoi në minutën e 13-të.
Milani renditet në vend të tretë me 14 pikë duke ngecur dy pikë larg liderit Napoli (një ndshje më pak) dhe Udinese është në pozitën e gjashtë me 13 sosh.