Futbollisti Saliba është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 30-të, duke lënë me një lojtar më pak Arsenalin.
Plot 60 minuta me një lojtar më pak, i kushtoi shtrenjtë Arsenalit, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 në konak të Bournemouth-it.
Bournemouth ka shënuar fitore të rëndësishme duke iu falënderuar golave të futbollistëve Christie (70') e Kluivert (79’-nga penalltia).
Pas javës së tetë në Premier League, Arsenali zë vendin e tretë me 17 pikë dhe Bournemouth në të 10-tin me 11 sosh.