Bournemouth la me gishta në gojë Arsenalin! Saliba skuqet

Futboll

Bournemouth la me gishta në gojë Arsenalin! Saliba skuqet

Nga: K.G. Më: 19 tetor 2024 Në ora: 20:22
Lojtarët e Bournemouth-it festojnë

Futbollisti Saliba është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 30-të, duke lënë me një lojtar më pak Arsenalin. 

Plot 60 minuta me një lojtar më pak, i kushtoi shtrenjtë Arsenalit, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 në konak të Bournemouth-it.

Bournemouth ka shënuar fitore të rëndësishme duke iu falënderuar golave të futbollistëve Christie (70') e Kluivert (79’-nga penalltia).

Pas javës së tetë në Premier League, Arsenali zë vendin e tretë me 17 pikë dhe Bournemouth në të 10-tin me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat